Gjatë operacionit janë ndaluar 39 persona të cilët pretendohen se kishin ardhur nga qytete të ndryshme, qëndronin në çadrat e ngritura në pjesën bregdetare të lagjes dhe se kryenin mbledhje për trajnime organizative.
Në një operacion kundër organizatës terroriste DHKP-C në qytetin Mersin të Turqisë u ndaluan 39 persona.
Sipas informacioneve të marra ekipet e departamentit anti-terrorizëm të policisë së qytetit Mersin në zonën Kazanlı në rajonin Akdeniz kanë ndërmarrë operacion kundër organizatës terroriste DHKP-C.
Gjatë operacionit janë ndaluar 39 persona të cilët pretendohen se kishin ardhur nga qytete të ndryshme, qëndronin në çadrat e ngritura në pjesën bregdetare të lagjes dhe se kryenin mbledhje për trajnime organizative.
Të dyshuarit pasi janë dërguar në spitalin shtetëror të qytetit Mersin për kontroll shëndetësor është vërejtur se ata kanë lëshuar slogane të ndryshëm. Të dyshuarit pas kontrollit shëndetësor janë dërguar në drejtorinë e policisë së qytetit për tu marrë në pyetje.
Ndërkohë operacione anti-terrorizëm në orët e fundit ka patur edhe në qytete të të tjera të Turqisë
