Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë së fundmi një vlerësim, që i jep atij titullin “Akademik Efektiv Nderi”. Ky vlerësim për deputetin Nard Ndoka vjen nga një delegacion i Akademisë Internacionale Konstadiniane të Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë (Açademia Internazionale Costantiniana delle Scienze Medice Giuridiche e Sociali), i kryesuar nga rektori Paulo Goliani dhe sekretari i Përgjithshëm Daniele Mariuto.
Shpesh herë, Ndoka është quajtur si “filozof” për shkak të batutave të tij në politikën shqiptare.
Lajmin për titullin që Nard Ndokës i është dorëzuar sot në selinë e tij, e bën me dije një dije një deklaratë e partisë që ai drejton.
“Një delegacion i Akademisë Internacionale Konstadiniane te Shkencave Mjekësore, Juridike dhe Sociale të Italisë (Açademia Internazionale Costantiniana delle Scienze Medice Giuridiche e Sociali), i kryesuar nga rektori Paulo Goliani dhe sekretari i Pergjithshem Daniele Mariuto, i ka dorëzuar në Selinë e PDK, kryetarit të Partisë Demokristiane Nard Ndoka dëshminë me përcaktimin: Akademik Efektiv Nderi.
Rektori i Akademisë Konstadiniane Paulo Goliani, pasi falenderoi z. Ndoka për kontributin e tij për prezantimin dhe mbrojtjen e vlerave kristiane dhe europiane në Shqipëri dhe për zbatimin e projektit politik qartës europian, projekt që ka ndërtuar europën moderne, theksoi se Akademia që mban emrin e perandorit të Romës me prejardhje ilire Konstandini i Madh, e ka për nder që prej sot ka në radhët e saj zotin Ndoka si Akademik Nderi”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokristiane.
(Be/BalkanWeb)
