Fillimi LajmeBotaZbulohet identiteti i sulmueseve në Stamboll

Zbulohet identiteti i sulmueseve në Stamboll

nga Shekulli Agency

Sulmueset të cilat kanë kryer sulm mbi stacionin policor dhe autobusin e policisë në Bajrampasha të Stambollit, të cilat më pas u vranë në operacionin e policisë, ishin anëtare të organizatës terroriste DHKP/C

pol-turq-4221443Sot në mëngjes në Bajrampasha të Stambollit ndodhi një sulm terrori ndaj Drejtorisë së Forcave Policore për Ndërhyrje të Shpejtë.

Bëhet e ditur se terroristet e vrara që organizuan sulmin ndaj Drejtorisë së Forcave Policore për Ndërhyrje të Shpejtë në Bajrampasha (Bayrampaşa) të Stambollit kanë qenë anëtare të organizatës terroriste DHKP-C.

Terroristet pas sulmit me armë zjarri dhe bomba u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u strehuan në një godinë.

Terroristet, të cilat ndërmorën sulmin ndaj Drejtorisë së Forcave Policore për Ndërhyrje të Shpejtë u bllokuan në një godinë në Bajrampasha. Pasi që thirrja e bërë nga ana e policisë për tu dorëzuar mbeti pa përgjigje, njësitë speciale të policisë ndërmorën operacion për kapjen e dy terroristeve.

Ato u asgjësuan gjatë operacionit të ndërmarrë pas thirrjes për dorëzim, të cilës nuk iu përfillën.

Prefekti i Stambollit, Vasip Shahin (Vasip Şahin), i cili zhvilloi hetime në vendin e ngjarjes, bëri të ditur se në këtë ngjarje janë plagosur lehtë 2 policë.

Në anën tjetër sulmi i kryer është regjistruar nga ana e kamerave të sigurisë.

Në pamjet e regjistruara duket sulmi i njërës prej terroristeve duke shtënë me armë automatike ndaj autobusit të policisë gjatë kalimit, ndërsa tjetra pasi që hodhi bombën e dorës qëlloi me pistoletë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies