Fillimi LajmeBotaZahra Lari, “princesha e akullt” nga Emiratet (Video)

Zahra Lari, “princesha e akullt” nga Emiratet (Video)

nga Shekulli Agency

333-654444Zahra Lari është një sportiste e patinazhit dhe nga mosha 11 vjeçare e quajnë “Princesha e akullt me hixhab”. Qëllimi i saj është pjesëmarrja në lojërat olimpike dimërore. Ajo është 21 vjeçare dhe vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ëndrra e saj është që të jetë personi i parë nga ky vend që merr pjesë në lojërat Olimpike dimërore.

Miqtë e saj, edhe muslimanë edhe jo muslimanë, e respektojnë bindjen dhe  zgjedhjen e saj. Që nga fillimi ka përkrahjen e nënës së saj, mirëpo babain e ka pasur pak më vështirë për ta bindur. Megjithatë, kur pa dëshirën e saj për këtë e mbështet plotësisht.

Momentalisht është studente në Universitetin e Abu Dhabit, mirëpo edhe krahas studimeve gjen kohë të ushtroj deri në shtatë orë në ditë. Sfida më e madhe e saj është të jetë në lojërat olimpike. Ajo dëshiron t’i tregoj botës se femra me hixhab nga një vend i shkretëtirës mund të garoj në sportet dimërore. Por, edhe nëse nuk kualifikohet nuk do të dorëzohet, thotë ajo.

Dëshiron që të jetë një shembull për muslimanet e reja që ëndërrojnë të merren me artin e patinazhit.

/islampress/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies