Jose Mourinho po kërkon të përforcojë Manchester Unitedin me lojtarë të Real Madridit.
Trajneri portugez, Jose Mourinho nga edicioni i ardhshëm mund të drejtojë Manchester Unitedin, skuadër të cilën dëshiron ta kthej në krye të futbollit anglez.
Por, për të arritur këtë, Mourinho kërkon që të përforcojë skuadrën me lojtarët më të mirë në pozitat kyce të saj.
Fichajes.net shkruan se, portugezi dëshiron dy yje të Real Madridit, bëhet fjalë për qendërmbrojtësin francez, Raphael Varane dhe mesfushorin kolumbian James Rodriguez.
Transferimi i Varane do të jetë më i vështirë, pasi Zidane nuk dëshiron largimin e tij, ndërsa James mund të largohet për të paktën 60 milionë euro.