Fillimi LajmeBota“E turpshme dhuna e policisë maqedonase ndaj refugjatëve”

“E turpshme dhuna e policisë maqedonase ndaj refugjatëve”

nga Shekulli Agency

cipras-87666Kreu i qeverisë tha kundërpërgjigja me gaz lotsjellës dhe plumba gome kundrejt qindra azil-kërkuesve që kërkojnë të kalojnë kufirin është diçka me të vërtetë e turpshme.

Cipras theksoi se aktet e tilla të dhunës nuk bëjnë pjesë në vlerat e një shteti evropian dhe aq më tepër për një vend që aspiron të anëtarësohet në BE.

Megjithatë pas këtyre deklaratave nuk mungoi kundërpërgjigja e zyrtarëve të Maqedonisë.Ata kritikuan angazhimin e Greqisë sa i takon parandalimit të protestës së azilkërkuesve.

Shkupi shprehet se autoritetet helene duhet të kishin bërë më shumë për t’i ndalur emigrantët në përpjekjet e tyre për të kaluar ilegalisht kufirin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies