Fillimi LajmeBotaYıldırım thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Siri

Yıldırım thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm në Siri

nga Shekulli Agency

kot-yilKryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit në xhaminë e Fakultetit Teologjik Marmara ka bërë një deklaratë për mediat.

Duke përcjellë urimin për festën e Kurban Bajramit Yıldırım është shprehur: “Lus Zotin që kjo festë e bekuar të jetë simbol i një vëllazërie uniteti dhe bashkimi për popullin tonë. Bajramet janë festat ku miqësia dhe vëllazëria triumfojnë dhe marrin fund zënkat si dhe mëria. Shpresoj që kjo ditë të jetë shkas për vëllazërinë e vendit tonë. Si dhe të jetë shkas për drejtimin në rrugën e duhur për ata që mundohen të ndajnë popullin tonë.”

Ndërsa në lidhje me emërimet në vend të kryetarëve të disa bashkive të shkarkuar Kryeministri Yıldırım u shpreh: “Për fat të keq disa bashki u kthyen në qendra logjistike për organizatat terroriste. Në vend që të përdorin të ardhurat dhe taksat e popullit për të zbukuruar bashkinë dhe për ti shërbyer komunitetit ata në një mënyrë apo në një tjetër iu erdhën në ndihmë organizatave terroriste. Kjo gjë vlen për të gjithë ata që janë shkarkuar. Këto janë gjëra të vendosura pas hetimeve të nevojshme dhe kanë dalë si përfundim i një rruge ligjore. Ne nuk do të pranojmë kurrë ata që mundohen ti japin leksione demokracie Turqisë.”

Kryeministri Yıldırım në vijim të fjalës së tij ka thënë gjithashtu se nuk presin leksione demokracie nga të tjerët.

“Duhet një armëpushim i qëndrueshëm në Siri”

“Bëj thirrje si Kryeministri i Turqisë nga këtu. I themi mjaft. U bënë 6 vite. Dhe sa njerëz do të vdesin? Ejani ta bëjmë të qëndrueshëm këtë armëpushim. Të bëjmë të mundur një Siri me tërësi territoriale dhe me një qeveri e cila të jetë përqafuese e të gjitha grupeve, etnive dhe medh’hebeve”, tha Yıldırım në vijim të fjalës së tij.

Ai duke folur edhe për operacionin “Mburoja e Eufratit” shtoi: “Synimi është largimi nga zona e organizatave terroriste siç është DAESH-i dhe dorëzimi i këtyre rajoneve pronarëve të vërtetë. Për këtë arsye kufiri jonë do të mundësohet të jetë 100 për qind i sigurtë. Duhet të largojmë çdo kërcënim apo shqetësim për qytetarët tanë që mund të vijë nga këta kufij. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ushtrinë e Lirë Siriane për pastrimin e të gjitha elementëve terroristë në këtë rajon.”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies