Fillimi LajmeBotaYildirim për BBC: Në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash Asadi

Yildirim për BBC: Në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash Asadi

nga Shekulli Agency

Kryeministri turk Binali Yildirim në një deklaratë për BBC tha se në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit

Yildirim-776Kryeministri turk Binali Yildirim në një deklaratë për BBC tha se në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit.

Ai theksoi se në Turqi nuk ndryshon asgjë pa ndryshuar Asadi në Siri nuk ndryshon asgjë dhe se shkaktari për këtë situtë është pikërisht Asadi.

Kryeministri turk u ftua në programin “Hardtalk” të BBC World ku është përgjigjur në pyetjet lidhur me politikën e jashtme të Turqisë, dhënien e shtetësisë për sirianët, diskutimet për sistemin presidencial dhe operacionet kundër terrorizmit.

Në pyetjen nëse ka ndryshim apo jo në politikat e Turqisë për çështjen e luftës kundër terrorizmit në shkallë globale duke vënë në dukje se Turqia është një vend i cili lufton që prej 40 vitesh kundër terrorizmin, Yildirim tha: “Ne themi se terrorizmi nuk ka fe, sekt dhe asnjë shenjtëri. Për këtë arsye është shumë gabim të bëhet klasifim mes grupeve terroriste. Ky është një kërcënim global. Për sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë njerëzimit të gjitha vendet duhet të veprojnë bashkarisht”.

Ai theksoi se Turqia në Siri u jep mbështetje grupeve të formuara në luftën e pavarësisë së popullit. “Turqia nuk mbështet kurrë grupet e tjera as DAESH-in, as PYD-në dhe as forcat e Asadit”, tha Yildirim.

“DAESH-i nuk ka fe. Këta nuk përfaqësojnë islamin. Këta nuk janë një shtet i formuar, Duhet të shikojmë se kur dhe si doli në pah DAESH-i. Pas Al Kaedës, pas një destabilizimi të krijuar pas pushtimit të Irakut si mungesë e autoritetit doli në sipërfaqe një organizatë vrasëse si DAESH-i”, tha në fjalën e tij kryeministri turk duke shtuar se sa dhimbje shkakton terrorizmi nuk ka asnjë vend që e di më mirë se Turqia e cila lufton që prej 50 vitesh.

– Politika e Sirisë

Lidhur me situatën në Siri kryeministri Yildirim tha se “koha për të ndryshuar diçka ka kaluar shumë kohë më parë”. Ai rikujtoi se në luftën në Siri kanë humbur jetën mbi 500 mijë njerëz dhe 9 milionë të tjerë janë shpërngulur.

“Sigurisht që në Siri duhet të ndryshojnë disa gjëra por para së gjithash duhet të ndryshohet Asadit. Pa ndryshuar Asadi nuk ndryshon as qëndrimi i Turqisë ndaj Sirisë. Shkaktari për këtë situtë është Asadi”, tha Yildirim.

“Nga njëra anë ndodhet Asadi nga ana tjetër DAESH-i. Pra nëse pyesni a të ‘preferojmë Asadin apo DAESH-in?‘ ne nuk mund të preferojmë anjërin prej tyre. Që të dy duhet të largohen. Janë probleme kryesore për sirianët. Ta supozojmë se e larguam DAESH-in. Sërish nuk do të zgjidhet problemi. Përderisa Asadi të qëndrojë atje çështja nuk do të zgjidhet. Një grup tjetër terrorist do të shfaqet. Ajo që ka krijuar DAESH-in është qëndrimi i Asadit. Është mënyra e qeverisjes në Siri dhe dërgimi drejt vdekjes i qytetarëve të tij”, u shpreh Yildirim pas një pyetjeje nëse ka ndryshuar politika e Turqisë ndaj Sirisë.

– Dhënia e shtetësisë refugjatëve sirianë

Yildirim foli edhe për dhënien shtetësisë refugjatëve sirianë. “Aktualisht ka tre milionë refugjatë. Fillimisht ofruam strehim për këta dhe dhamë leje të përkohshme pune. Gjtihashtu ofrojmë edhe shërbime të shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërsa më pas do të japim edhe shtetësi por kjo nuk do jetë për sot apo nesër. Sigurisht që kjo ka standarde të caktuara. Sigurisht nëse janë të përfshirë në terrorizëm, nëse kanë kryer vepra antiligjore atëherë nuk mund të bëhet fjalë për dhënien e shtetësisë për këto kategori të njerëzve”, tha kryeministri turk.

– Diskutimet për sistemin presidencial –

Në pyetjen mbi sistemin presidencial Yildirim deklaroi: “Pozicioni ynë nuk është i rëndësishëm. Këto janë kalimtare dhe ajo që është e rëndësishme është kryerja e vepra të mira në shërbim të popullit”.

Sipas tij, kur të bëhet sistemi presidencial nuk do të ketë koalicione. “Do të ketë vazhdimisht një qeveri të fortë dhe Turqia pa humbur kohë do të punojë më shumë për mirëqenie dhe zhvillim. Sërish do të jetë edhe parlamenti por më i fuqishëm, ku deputetët do të miratojnë buxhetin dhe do të kontrollojnë presidentin. Pra nuk është kusht prania e kryeministrit”, tha Yildirim.

– Operacionet kundër terrorizmit

Sa i përket operacioneve të Turqisë kundër terrorizmit, Yildirim tha se organizata terroriste nuk ka një problem të tillë si kurdët, por kurdët kanë një problem që është organizata terroriste.

Ai shtoi se Turqia po përpiqet të eliminojmë këtë problem. “PKK-ja është organizatë terroriste dhe nuk mendon për kurdët, as për turqit. Ata vrasin këdo që u del përpara. Detyra jonë është të nxjerrim nga mesi ynë me kurdët këtë organizatë terroriste me duar të përgjakura. Ne për mijëra vite kemi jetuar së bashku turq dhe kurdë. Edhe pas kësaj do të vazhdojmë të jetojmë në vëllazëri. Miku im më i ngushtë në kabinet është kurd, ka edhe ministra të tjerë që janë kurdë. Nuk bëhet asnjë dallim turk-kurd. Kjo është plotësisht një propagandë e errët e organizatës terroriste”, tha kryeministri turk Yildirim për BBC.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies