39
Forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë nisur sulme tokësore ndaj pozicioneve të kryengritësve në malet Turkmene, në rajonin Latakia.
Forcat e regjimit mbrëmë kanë kryer sulme të rrepta artilerike ndaj vendbanimeve në malet Turkmene të cilat kontrollohen nga opozita siriane, kurse këtë mëngjes kanë nisur edhe sulme tokësore me qëllim të marrjes së kontrollit në këto fshatra.
Forcat opozitare i janë përgjigjur sulmit dhe aktualisht përleshjet më të ashpra po zhvillohen rreth fshatrave turkmene Kelez dhe Karaman.