Fillimi LajmeBotaUshtria siriane ushtron sulme tokësore ndaj fshatrave turkmene

Ushtria siriane ushtron sulme tokësore ndaj fshatrave turkmene

nga Shekulli Agency

opo-siri-4633Forcat e regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë nisur sulme tokësore ndaj pozicioneve të kryengritësve në malet Turkmene, në rajonin Latakia.

Forcat e regjimit mbrëmë kanë kryer sulme të rrepta artilerike ndaj vendbanimeve në malet Turkmene të cilat kontrollohen nga opozita siriane, kurse këtë mëngjes kanë nisur edhe sulme tokësore me qëllim të marrjes së kontrollit në këto fshatra.

Forcat opozitare i janë përgjigjur sulmit dhe aktualisht përleshjet më të ashpra po zhvillohen rreth fshatrave turkmene Kelez dhe Karaman.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies