Në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, koloneli i arrestuar Muammer A. është kapur në dollapin e rrobave
Në kuadër të hetimeve në lidhje me tentativën për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO, koloneli i arrestuar Muammer A. është kapur në dollapin e rrobave.
Sipas informacioneve të siguruara, koloneli Muammer A. për të cilin mësohet se ka shkëmbyer mesazhe në grupin në Whatsapp të cilën oficerët e hapën për ta drejtuar puçin, se ka qenë i angazhuar për mbylljen e urave të Bosforit gjatë tentativës për grusht shteti dhe i cili u arrestua nga Departamenti për Luftë Kundër Terrorizmit pranë Drejtorisë Policore në Antalia, i kaloi kontrollet mjekësore në Poliklinikën e Qarkut Sema Yazar.
Njoftohet se Muammer A. i cili në grupin në Whatsapp ishte paraqitur si lider skuadroni por që në fakt u zbulua se ishte kolonel, ka qëndruar në shtëpinë e një të afërmi në qytetin Muratpasha dhe është fshehur në dollapin e rrobave për të mos u kapur nga policia e cila kishte ardhur.
Në mesazhet e shkëmbyera, vëmendje tërheqin fjalët e Muammer A., ku thotë: “Në Kuleli ka luftime të ashpra, do të hapim zjarr ndaj grupit”; “A mund ta kemi parasysh si mundësi sulmin me avion në urën e dytë?”; dhe “I goditëm katër persona që rezistonin në Çengelköy. Gjithçka është në rregull”.