Fillimi LajmeBotaTurqi, 330 mijë fëmijë sirianë në bankat shkollore

Turqi, 330 mijë fëmijë sirianë në bankat shkollore

nga Shekulli Agency

Oktay theksoi se Turqia u ofron refugjatëve më shumë se vetëm një ambient të sigurtë dhe ushqim

nxe-sir-tur-kot-65555Kryetari i Departamentit për Situata Emergjente pranë Qeverisë së Turqisë (AFAD), Fuat Oktay, ka pohuar se të gjitha vajzat që gjenden në 26 kampe të refugjatëve në dhjetë rajone kufitare turke, rregullisht ndjekin mësimin, raporton (AA).

“Kemi 80.000 nxënës dhe mbi 3.000 mësimdhënës. Së bashku me fëmijët jashtë kampeve kemi 330.000 nxënës, ndërsa qëllimi jonë është që deri në fund të vitit të kemi 450.000”, tha Oktay. Ai shtoi se në Turqi gjenden rreth 2.750.000 refugjatë të regjistruar sirianë.

Oktay theksoi se Turqia u ofron refugjatëve më shumë se vetëm një ambient të sigurtë dhe ushqim.

“Ne kemi më shumë nxënës se disa nga vendet evropianë që kanë pranuar refugjatë. Por megjithatë, kur shikojmë kjo është një e treta. Arsimi për ne është prioritet për të mos qenë problem shoqëror. Kemi për qëllim që deri në vitin 2017 të mundësojmë arsimimin e të gjithë fëmijëve”, u shpreh Oktay.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies