Fillimi LajmeBotaTrump: SHBA-ja duhet të shqyrtojë profilizimin e muslimanëve

Trump: SHBA-ja duhet të shqyrtojë profilizimin e muslimanëve

nga Shekulli Agency

“Me të vërtetë duhet shqyrtuar profilizimi. Kjo nuk është gjëja më e keqe që mund të bëhet”, tha Trump në një intervistë për CBC

trump-5433Kandidati në radhët e republikanëve për president të SHBA-së, Donald Trump deklaroi se SHBA-të duhet “seriozisht” të shqyrtojnë “profilizimin e mUslimanëve” në këtë vend si mjet për luftë kundër terrorizmit.

“Me të vërtetë duhet shqyrtuar profilizimi. Kjo nuk është gjëja më e keqe që mund të bëhet”, tha Trump në një intervistë për CBC.

Kandidati republikan për president të SHBA-ve shtoi se urren termin profilizim, porse doemos duhet “të përdoret logjika e shëndoshë mbi korrektësinë politike”.

Trump tha se Qeveria duhet të zbatojë hetime në xhamitë e SHBA-ve në të njëjtën mënyrë sikur që ka bërë njësiti demografik i policisë në New York, e cila ka spiunuar muslimanët dhe xhamitë në qytet me ndihmë të CIA-s, ku janë mbledhur të dhëna për atë se ku jetojnë, blejnë, punojnë dhe luten muslimanët.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies