Fillimi LajmeBota“Të rinjtë bien në grackën e organizatave terroriste, sepse nuk e kanë kuptuar thelbin e fesë”

“Të rinjtë bien në grackën e organizatave terroriste, sepse nuk e kanë kuptuar thelbin e fesë”

nga Shekulli Agency

“Sot ne kemi të rinj të cilët bien në rrjetin e organizatave terroriste, që keqpërdorin fenë tonë të shenjtë”, tha Erdogan

tayyip-54444Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se sot një numër i madh i të rinjve për shkak të të kuptuarit të dobët të thelbit të fesë, bëhen viktimë e organizatave terroriste siç është DAESH-i, raporton (AA).

Erdogan sot në Stamboll foli në një ceremoni me rastin e 20 vjetorit nga themelimi i Fondacionit turk për mbështetjen e rinisë dhe arsimit, dhe me këtë rast përmendi problemet kryesore të të rinjve.

“Sot ne kemi të rinj të cilët bien në rrjetin e organizatave terroriste, organizata të tilla si DAESH-i që keqpërdorin fenë tonë të shenjtë. Kur shikoni këta të rinj ata në veten e tyre kanë fe, por nuk kanë ndërgjegje. Ata nuk e kuptojnë plotësisht thelbin e besimit. Gjithashtu, mund të shihni se ne kemi edhe të rinj të cilët kanë probleme me drogën, bixhozin, kënaqësitë e ndryshme të kësaj bote, madje edhe ata që janë të varur në teknologji. Ne nuk mund të lejojmë të humbasim as edhe një prej fëmijëve tanë”, ka thënë Erdogan.

Sipas Erdoganit, ndër arsyet se pse të rinjtë janë viktima të organizatave terroriste janë mangësitë e tyre si në planin material ashtu edhe në atë moral. Ai shtoi se në këtë drejtim nuk duhet ikur nga vetë-kritika.

“Një pjesë nga këta të rinj i shfrytëzon edhe organizata separatiste terroriste PKK. Fillimisht i përfiton ata, helmon, shfrytëzon dhe i çon në shkatërrim. Nëse sot kemi të rinj që shkojnë në mal, atëherë kjo është për shkak se nuk janë të zgjuar. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë serioze për një infrastrukturë e cila do të ndalojë atë”, tha presidenti Erdogan.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies