Fillimi LajmeBotaSiri, avionët rusë godasin Halepin me bomba fosfor

Siri, avionët rusë godasin Halepin me bomba fosfor

nga Shekulli Agency

Avionët e ushtrisë ruse kanë kryer sulme me bomba “fosfor” në qarqet dhe vendbanimet që ndodhen në veri të qytetit të Halepit në Siri

sir-bom-rusAvionët e ushtrisë ruse kanë kryer sulme me bomba “fosfor” në qarqet dhe vendbanimet që ndodhen në veri të qytetit të Halepit në Siri.

Sipas të dhënave nga burimet lokale, avionët rusë kanë sulmuar me bomba fosfor zonat e banuara në vendbanimet Anadan, Hreytan, Kefr Hamra, Maraat Artik, Babis dhe Yakid, vende këto që ndodhen nën kontrollin e forcave opozitare.

Avionët rusë gjithashtu kanë goditur me bomba fosfor edhe vijat e frontit në rajonin Melah në veri të qytetit. Mësohet se është përhapur zjarr në pikat e goditura në Anadan, Hreytan dhe Kefr Hamra.

Burimet nuk japin të dhëna në lidhje me atë nëse ka të vdekur dhe të plagosur nga sulmet e realizuara nga avionët rusë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies