Fillimi LajmeBotaErdogan mesazh për Ditën Botërore të Refugjatëve

Erdogan mesazh për Ditën Botërore të Refugjatëve

nga Shekulli Agency

Erdogan ka theksuar se problematika e refugjatëve që është përjetuar përgjatë gjithë historisë vazhdon edhe në ditët tona të ndodhet në mesin e krizave më të rëndësishme të njerëzimit

erdPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një mesazh të publikuar me rastin e “Ditës Botërore të Refugjatëve” ka tërhequr vëmendjen se rritet çdo vit e më shumë numri i njerëzve që detyrohen të braktisin vendet e tyre për shkak të konflikteve, luftërave të brendshme dhe fatkeqësive natyrore, raporton  (AA).

Ai ka theksuar se problematika e refugjatëve që është përjetuar përgjatë gjithë historisë vazhdon edhe në ditët tona të ndodhet në mesin e krizave më të rëndësishme të njerëzimit, ku shton se mizoritë çnjerëzore të kryera në sy të gjithë botës kanë privuar më shumë se 65 milionë njerëz nga shtëpitë dhe vendet e tyre.

“Miliona njerëz që shtypen si pasojë e kushteve jonjerëzore në Siri, Irak, Afganistan, Libi dhe në vendet e tjera dhe herë pas here shtypen nën konfliktet e interesave të grupeve të interesit globale, përpiqen gjithashtu duke luftuar edhe me ksenofobinë dhe diskriminimin. Ata që kanë pjesë në rënien e milionave njerëzve në situatën e refugjatit dhe emigrantit, tërhiqen gjithashtu për të shtrirë dorën e ndihmës për këta njerëz. Riintegrimi i refugjatëve në një jetë dinjitoze, është përgjegjësia më themelore politike dhe morale e komunitetit ndërkombëtar. Përndryshe, përpjekjet e treguara nga Turqia dhe të një numri të vogël të vendeve, nuk do të jenë të mjaftueshme për të zgjidhur problemin të vetëm. Turqia e cila në çdo rast është kundër mosveprimit të komunitetit ndërkombëtar ka strehuar mbi 3 milionë refugjatë dhe jep të gjithë përpjekjet e nevojshme për të ofruar një jetë sa më të jetueshme”, shprehet Erdoğan.

Ai ka shtuar më tej se uron që Dita Botërore e Refugjatëve t’i rikujtojë komunitetit ndërkombëtar përgjegjësitë dhe vlerat e ndërgjegjes që duhet të posedojë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies