Fillimi LajmeBotaPolicia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

Policia speciale turke arreston afro 200 ushtarë

nga Shekulli Agency

puc-65444Në godinën e Komandës së përgjithshme të xhandarmërisë së Turqisë janë arrestuar afro 200 ushtarë, raporton (AA).

Arrestimet u realizuan pas një operacioni të ndërmarrë nga forcat e operacioneve speciale të policisë kundër përpjekjes për grusht shtet nga Organizata terroriste FETO.

Ushtarët e arrestuar janë nxjerrë jashtë ndërtesës nga forcat speciale policore gjysëm të zhveshur dhe janë drëguar drejt qendrave të paraburgimit me autobusët e bashkisë.

Gjatë operacionit në godinën e Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë ka shpërthyer një zjarr ku ende vazhdon të dalë tym ndërsa ekipet zjarrëfikëses kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies