Çavuşoğlu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter”
Një helikopter me 8 persona të përfshirë në përpjekjen e grushtit nga FETÖ, njoftohet se është ulur në Aleksandropolis të Greqisë.
Ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar: “Kemi kërkuar dorëzimin e menjëhershëm të 8 ushtarëve tradhtarë të cilët u arratisën në Greqi me helikopter”.
Ndërsa televizioni shtetëror ERT ka njoftuar se në helikopter ndodhen 8 persona nga të cilët një prej tyre civil.
Sipas të dhënave paraprake thuhet se në helikopter ndodhen ushtarët që kanë dhënë mbështetje tentativës për grusht shteti nga FETÖ. Gjithashtu në lajm thuhet se këto persona kanë bërë kërkesë për azil në Greqi.