Fillimi LajmeBotaPKK sulm terrorist në Sırnak të Turqisë, vriten 8 policë

PKK sulm terrorist në Sırnak të Turqisë, vriten 8 policë

nga Shekulli Agency

Nga sulmi kanë rënë dëshmorë 8 policë dhe janë plagosur 45 të tjerë nga të cilët 2 prej tyre në gjendje të rëndë

amb-tur-7665Si pasojë e një shpërthimi të kryer me autobombë nga terroristët e PKK-së në një pikë kontrolli të policisë në rajonin Cizre të qytetit Şırnak, sipas të dhënave paraprake kanë rënë dëshmorë 8 policë dhe janë plagosur 45 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga prefektura e qytetit Şırnak, mësohet se terroristët e PKK-së kanë kryer një sulm me autobombë ndaj një pike kontrolli të policisë e cila ndodhej afërsisht 50 metra nga komisariati i forcave të ndërhyrjes në trazirat publike të Drejtorisë së Policisë në rajonin Cizre, që ndodhet në lagjen Konak mbi autostradën Cizre-Şırnak.

Sipas të dhënave paraprake nga sulmi kanë rënë dëshmorë 8 policë dhe janë plagosur 45 të tjerë nga të cilët 2 prej tyre në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin shtetëror në Cizre.

Ndër të tjera mësohet se në ndërtesën e komisariatit të policisë ka patur dëmtime të mëdha. Gjithashtu për shkak të shpërthimit të fuqishëm janë thyer xhamat e shtëpive dhe bizneseve përreth si dhe autostrada Şırnak-Cizre është mbyllur për trafikun.

Ndërkohë ka nisur operacioni për kapjen e terroristëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies