Fillimi LajmeBotaPalestinezja e liruar nga Izraeli, ka frikë të mos arrestohet përsëri

Palestinezja e liruar nga Izraeli, ka frikë të mos arrestohet përsëri

nga Shekulli Agency

Dymbëdhjetë vjeçarja Dima el-Vavi tha se ende është e tronditur nga ajo që ka përjetuar dhe frikësohet të mos arrestohet përsëri. Ajo tregoi ditët kur ishte e burgosur.

kot-464533Palestinezja 12 vjeçe Dima el-Vavi e cila u lirua pas qëndrimit tre muajsh në një burg izraelit, tha se ende është e tronditur nga ajo që ka përjetuar dhe se frikësohet të mos arrestohet përsëri, raporton (AA).

Vajza palestineze Vavi pasi që u lirua të dielën e kaluar, në shtëpinë e saj në qytezën Halhul në qytetin jugor të Bregut Perëndimor, El-Halil erdhën një numër i madh i gazetarëve. Vavi duke parë kamerat me shqetësim dhe duke mos patur dëshirë të flasë shpesh herë thoshte “kam frikë”.

Pas disa përpjekjeve ajo duke folur për AA, u shpreh se “Nuk e mbaj mend se sa qëndrova në burg. Gjatë pyetjes më bërtisnin ‘A je nga Hamasi apo Fatahu?’. Nuk thash asgjë. Njëri vinte e tjetri shkonte nga ata të cilët më merrnin në pyetje. Të gjithë duke bërtitur më pyesnin të njëjtën pyetje: ‘A je nga Hamasi apo Fatahu?’ Në fund u detyrova të them ‘mjaft Hamas’.”

Dymbëdhjetë vjeçarja Dima el-Vavi tha se ende është e tronditur nga ajo që ka përjetuar dhe frikësohet të mos arrestohet përsëri. Ajo tregoi ditët kur ishte e burgosur.

“Ushtari (izraelit) duke e drejtuar armën e tij drejt meje mi prangosi duart, mi lidhi sytë dhe më shtriu me fytyrën në tokë. Ai më shtypi me gjurin e tij dhe më bërtiti ‘Vallë do ti vrasësh kolonët (hebrenj)?”.

Pasi që nisi të tregojë ditën kur ishte e arrestuar vajza e vogël palestineze heshti përsëri. Pasi nëna e saj e inkuaroji të tregojë atë që ndjen ajo tha: “Kam frikë, kam frikë të mos arrestohem përsëri”.

Vavi gjatë kohës kur qëndronte në burg ishte e regjistruar si “E burgosurja më e vogël palestineze”, gjithmonë ka menduar për nënën, vëllezërit dhe shkollën e saj, dhe dëshironte sa më shpejt të kthehet në shkollën e saj.

– “Turp për Izraelin i cili arreston fëmijë” –

Babai i vajzës së vogël Ismail el-Vavi (54), tha se ajo që i ndodhi vajzës së tij ka ndikuar shumë mbi to dhe janë të shqetësuar për të gjithë fëmijët në burgjet izraelite. “Turpi qoftë mbi Izraelin i cili arreston fëmijë. Është e paligjshme ta marrin në pyetje vajzën time pa familjen dhe avokatin. Ajo është fëmijë 12 vjeçe”, tha ai.

Ismaili, babai i 6 vajzave dhe 3 djemve tha se vajza e tij thotë “se ka frikë” që nga dita kur ishte e liruar dhe është nën presion të rëndë psikologjik. Ai u bëri thirrje organizatave për të drejtat e njeriut që t’u ndihmojë të gjithë fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite.

Duke treguar se ka pasur leje pune në Izrael por pasi që është arrestuar vajza e tij i është anuluar leja, Ismail tha se masat izraelite ndaj palestinezëve janë “mizori dhe racizëm”.

Ismail tha se nuk janë të sakta pohimet e Izraelit se “Vavi e ka pranuar fajin e saj”. Sipas tij, “pohimi i saj është bërë nën detyrim”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies