Fillimi LajmeBotaNjë muaj paraburgim për Azem Sylën

Një muaj paraburgim për Azem Sylën

nga Shekulli Agency

syla-453333-9888Gjykata Themelore ka njoftuar se gjyqtari i EULEX-it ka marr vendim një muaj paraburgim për ish deputetin e PDK-së, Azem Syla.

“Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies