Fillimi Opinion/AnalizaMaqedonia po përgatit një konflikt artificial pa dritë jeshile…!?

Maqedonia po përgatit një konflikt artificial pa dritë jeshile…!?

nga Shekulli Agency

savash-veliuProf. Savash Veliu

Me direktivat të Pozitës Qeveritare të strukur ngusht nga përgjimet dhe skenaret të terrorit shtetëror që ajo ushtron resht për 10 vite ndaj banorëve të Maqedonisë, e veçmas mbi shqiptarët, Shërbimi sllavo-maqedonas, së bashku me MPB, këto ditë tentonë të inskenoj një konfliktë antishqiptare, por e përgaditur në menyre shumëamatore, ngase duket se pas këtij skenari nuk qendron “drita jeshile” Amerikane!      

Kjo Fushatë amatore e vërteton vetveten që në momentin e parë pas sulmit në Gushincë. Veprimi i sulmit ishte shumë qesharak. Opozita maqedonase dhe shumë media shqiptare, poashtu edhe shumë analistë e kanë quajtur sulmin në Gushincë si ”montim i Gruevskit”. Sipas disa analistëve eminent konstatohet se, pas “aferës së përgjimeve” qëndrojne Amerikanët e cila në fushatën kundër “Qeverisjes së Gruevskit”, mbështet opozitën e Zaevit! Atëherë, nuk është e logjikshme që amerikanët të qëndrojn pas një akti të tillë, siç është skenari i “Gushincës”!   

Po të qëndroj pas saj Amerika, atëherë skenari për një konflikt ndëretnik si një plan nga shërbimi sekret CIA, do të vinte e gatshme dhe e përgaditur në pako me një  profesionalizëm të përkryer në detaje, siç do të bëjë në shumë rajone të botës !!    

Por, tentimi i Gruevskit të inskenoj një skenar të pavarur dhe të nxituar pa një    perkrahje nga pas, duke e fokusuar vëmendjen maqedonase nga “bombat e Zaevit”   si maskë drejt një dezinformacioni të një “Agresioni nga Kosova” që gjithmonë e  kanë zhvilluar sllavo-maqedonasit se, Kosova është burim i “terrorizmit shqiptar”, e  la mbretinë e vogël shumë ulët dhe lakuriq. Kjo e mbështetur edhe në deklaratën e Kotevskit, që e quajti sulmin në Gushincë “akt terrorist”!?

Pa pasur asnjë dëshmi e argument se çfarë dhe kush u fsheh pas këtij “sulmi” në Gushincë, akuza ishte e njëjtë nga treshja Maqedoni – Serbi – Rusi, fajtor Kosova.

Nëse akti i Gushincës do të ishte një skenar amerikan, atëherë deklarata e Ministrit Kotevski nuk do të ishte aq thjeshtë e përgatitur nga forma e saj, por do të ishte e logjikës të asaj të simotrës së saj e vitit 2001, që rrodhi si ujë pa u kuptuar nga opinion jonë !?

Kotevskin dhe gjithë aparatin shtetëror sllavo-maqedonas e ka zënë paniku nga këta “bomba të Zaevit”, dhe ai mundohet të fsheh realitetin me një version qesharak që nuk zë vend më në opinion. Mendoj se sulmi në Gushincë nuk ka lidhje me Amerikanët, por është krejtësisht punë e panikut të Qeverisë nga pasojat e qeverisjes despotike që morri guximin të okupoj vullnetin e qytetarëve dhe të institucioneve vendore…!

Pse heshtën partia shqiptare në koalicion derisa shqiptarët të asaj rajoni janë të rrezikuar nga forcat policore të shteti sllav, e cila është pjesë e Qeverisë, këtë nuk e kuptoj?! 

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies