Trump mbrëmë sërish përsëriti pretendimet se zgjedhjet për president të SHBA-ve do të jenë të “kurdisura” dhe se janë drejtuar “kundër tij”
Debati i tretë dhe i fundit i kandidatëve për president të SHBA-ve Hillary Clinton dhe Donald Trump, si të mëparshmet u shënua me debate të ashpra dhe akuza të ndërsjella, raporton Anadolu Agency (AA).
Sikur edhe debatin e kaluar ku kishin mospajtime për shumë çështje edhe kësaj radhe kandidatët presidencialë nuk i shtrënguan duart.
Trump mbrëmë sërish përsëriti pretendimet se zgjedhjet për president të SHBA-ve do të jenë të “kurdisura” dhe se janë drejtuar “kundër tij”.
Tre javë para zgjedhjeve, dy kandidatët prekën temat e politikës së jashtme dhe të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe luftës në Siri.
Clinton kritikoi komentet pozitive të Trumpit në lidhje me presidentin rus Vladimir Putin, duke shtuar se udhëheqësi rus mbështet Trumpin, sepse ai preferon që karriken e presidentit amerikan të ulet një “marionetë”.
“Ti je një marionetë” u përgjigj Trump duke thënë se Hillary “nuk e admiron presidentin rus Putin sepse ai e ka mposhtur në çdo hap”.
Ai gjithashtu përmendi edhe presidentin sirian Bashar Al-Assad duke thënë se ai është “shumë i vështirë dhe më i zgjuar nga se mendojnë Clinton dhe presidenti Barack Obama”.
“Madje edhe nëse e rrëzojnë Assadin, mund të përfundojnë me dikë po aq të keq sa ai. Ai mund të jetë i keq, por mund të përfundojnë me dikë shumë më të keq se ai”, ka thënë Trump.
Kandidatët edhe një herë kanë shprehur pikëpamjet e kundërta edhe në segmentet e politikës së brendshme, si dhe çështjen e të drejtës së abortit dhe të drejtën për armë mbajtje, si dhe në çështjet e emigrantëve dhe idesë së Trumpit për të ndërtuar mur në kufirin me Meksikën.
Sa i përket sondazheve, të cilat do të ofrojnë vlerësime se cili prej dy kandidatëve gëzon më shumë mbështetje, kontroversi Trump nuk ka konfirmuar nëse do t’i pranojë rezultatet e tilla.
“Nuk do t’ua them këtë akoma, do t’iu mbajë në pasiguri”, ka thënë Trump, komentin e të cilit kundërkandidatja e tij e ka quajtur “të tmerrshëm”.
Debatet aktuale në SHBA tregojnë se pjesa më e madhe e popullsisë favorizon Clintonin, dhe se Trumpit i mbeten tre javë për të vendosur nëse do të rrisë mbështetjen e tij në Ohio, Nevada dhe Karolinën e Veriut.