Fillimi LajmeBotaKryeministri i Britanisë jep dorëheqje

Kryeministri i Britanisë jep dorëheqje

nga Shekulli Agency

cameronKryeministri i Britanisë, David Cameron, i cili ka zhvilluar fushatë të fuqishme për mbetje të Britanisë në Bashkimin Evropian, tha sot se do të paraqes dorëheqje në muajin tetor, në konferencën e Partisë Konservatore.

Ai këtë deklaratë e bëri para pak çastesh, pas rezultateve të Komisionit Zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar, i cili zyrtarisht ka shpallur se votuesit britanikë janë përcaktuar për largim nga Bashkimi Evropian.

Zoti Cameron tha se negociatat për largim nga BE-ja do të bëhen me një kryeministër tjetër.

Sot më herët, dorëheqjen e tij e kërkoi lideri i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar, Nigel Farage, i cili ka bërë fushatë për dalje nga BE-ja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies