Fillimi LajmeBotaKëshilli Opozitar: Prej sot çdo ditë do të protestojmë kundër regjimit Ahmeti – Gruevski

Këshilli Opozitar: Prej sot çdo ditë do të protestojmë kundër regjimit Ahmeti – Gruevski

nga Shekulli Agency

protest-maqTë prirë nga situata aktuale politike, kur tashmë janë rrënuar të gjitha vlerat demokratike dhe institucionet drejtuese të shtetit, Këshilli Opozitar e sheh të udhës që, në frymë të përcaktimeve të tij për fuqizimin e frymës opozitare kundër këtij regjimi despotik dhe antiperëndimor i VMRO-BDI-së, të shprehë përkushtimin e tij edhe për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve që shkojnë në drejtim të betejës kundër këtij pushteti diktatorial.

Këshilli Opozitar do të vazhdojë edhe më tej ta zhvillojë dhe kultivojë frymën opozitare shqiptare dhe në vazhdimësi do t’i mbështesë të gjitha nismat që kanë për qëllim ta rrënojnë këtë regjim, me qëllim që ta rikthejë demokracinë e nëpërkëmbur në Maqedoni.

Duke u prirë nga kjo, që nga dita e sotme edhe Këshilli Opozitar do të jetë aty ku është zëri i protestës qytetare kundër këtij regjimi, thuhet në njoftimin e Këshillit Opozitar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies