Lëvizja BESA ka bërë të ditur se do të përkrahë iniciativën për protestat e së premtes, të cilat organizohen nga LR-PDSH.
“Ashtu siç e kemi thënë në kumtesat tona të deritanishme, ne parimisht e mbështesim secilin aktivitet që shkon në drejtim të rrënimit të këtij regjimi. Ne tashmë i kemi mbështetur protestat e sektorit civil, që organizohen çdo ditë në Shkup dhe do t’i mbështesim edhe të gjitha aksionet e tjera që e pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve në kushte diktature më 5 qershor dhe të cilat kanë për qëllim demokratizimin e vendit dhe kthimin e normalitetit”, ka deklaruar për Zhurnal, nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi.
Ndryshe, Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga LR-PDSH dhe RDK ka planifikuar protesta masovike në Shkup gjatë ditës së premte.