Fillimi LajmeBotaRegjimi sirian bombardon vendbanime civile, 33 të vrarë dhe 47 të plagosur

Regjimi sirian bombardon vendbanime civile, 33 të vrarë dhe 47 të plagosur

nga Shekulli Agency

Të paktën 33 civilë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror të avionit luftarak të regjimit sirian

sir-45333Të paktën 33 civilë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi ajror të avionit luftarak të regjimit sirian. Sulmi ndodhi në tregun Maret el-Numan në qytetin Idlib dhe në vendbanimin Kafr Nubul.

Zyrtari i Mbrojtjes civile në lagjen Maret en-Numan, Omer Alvan, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se si pasojë e sulmit ajror të një avioni luftarak të ushtrisë ndaj tregut kanë humbur jetën 28 civilë ndërsa 35 të tjerë janë plagosur.

Sipas tij, në bombardimin e një vendbanimit civil në lagjen Kafr Nubul humbën jetën 5 persona 12 të tjerë u plagosën. Alvan shtoi se sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në rajon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies