Fillimi LajmeBotaKajnak: Ushtria turke pastron nga terroristët 800 kilometra katrorë në Siri

Kajnak: Ushtria turke pastron nga terroristët 800 kilometra katrorë në Siri

nga Shekulli Agency

Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak shprehu kënaqësinë që këtë bajram banorët e Jerabulusit do ta festojnë bajramin në shtëpitë e tyre.

kajnak-6544Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak tha: “Forcat e Armatosura Turke me Ushtrinë e Lirë Siriane duke filluar nga Jerabulusi i Sirisë kanë pastruar një territor prej 800 kilometra katrorë nga terrori i DAESH-it dhe terrori i PYD-së dhe kjo do të ketë rezultat që çdo vend në Turqi të jetë më i sigurt se dje”.

Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar dhe Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak e falën namazin e bajramit në pikën më të afërt me Jerabulusin e Sirisë, përkatësisht në Xhaminë Qendrore në Karkamësh (Karkamış) të rrethit Gaziantep.

Në deklaratën në dalje nga xhamia, Zëvendëskryeministri Vejsi Kajnak shprehu kënaqësinë që këtë bajram banorët e Jerabulusit do ta festojnë bajramin në shtëpitë e tyre.

Ai bëri të ditur se për herë të parë pas 6 vitesh populli i këtij rajoni e feston bajramin në paqe në shtëpinë e tij dhe me ndihmën e Bashkisë së Metropolit të Gaziantepit atyre i është siguruar ujë i pijshëm dhe drita dhe ka mundësi që këtë mbrëmje Gjysmëhëna e Kuqe Turke të shpërndajë rroba dhe këpucë për 20 mijë fëmijë.

Kajnak u shpreh se të nesërmen ata e shohin me më shumë shpresë ndërkohë që Forcat e Armatosura Turke me Ushtrinë e Lirë Siriane duke filluar nga Jerabulusi i Sirisë kanë pastruar një territor prej 800 kilometra katrorë nga terrori i DAESH-it dhe terrori i PYD-së duke bërë që nga Siria të mos vijnë terroristë dhe terror në Turqi.

Edhe Shefi i Shtatmadhorisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar tha se Operacioni Mburoja e Eufratit do të vazhdojë deri sa të marrë fund gjithë terrori, deri sa të mos mbetet asnjë terrorist dhe deri sa kufijtë tanë të jenë të sigurt.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies