Fillimi LajmeBotaGruevski pro regjistrimit elektronik të votuesve

Gruevski pro regjistrimit elektronik të votuesve

nga Shekulli Agency

sh-nikolla-gruevski

Kryeministri, Nikolla Gruevski theksoi se pranon idenë e regjistrimit elektronik të të gjithë votuesve në Maqedoni përmes gjyrmëve, jo vetëm për këto, por edhe për të gjitha zgjedhjet e ardhshme.

“Ne nuk e kemi problem me regjistrimin e propozuar për votimub me gjurmë, përkundrazi ne jemi pro. Pozicioni i VMRO-DPMNE-së është që të ketë regjistrim në zgjedhje me gjyrmë elektronike të çdo zgjedhësi jo vetëm para këtyre zgjedhjeve, por para çdo zgjedhjeve të ardhshme. Të ketë gjurmë elektronike gjatë regjistrimit të çdo votuesi që mos mundet nesër dikush të na fajësojnë se mijëra vota i kemi vjedhur, 150 mijë vota ishin fantome…”, tha Gruevski duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas vizitës në rajonin e Dibrës dhe Rekës.

Sipas informatave të deri tanishme jozyrtare, të gjitha palët ndajnë një opinion pozitiv apo të dakorduar të vetë regjistrimit të çdo votuesi me gjyrmë gishtash, pas së cilës do të mbyllej lista zgjedhore për zgjedhjet e rënë dakord në prill.

Grupi punues sot nisi një takim nga ora 15, në të cilën duhet të mbyllet një pjesë të listës zgjedhore, ingerencat e KSHZ dhe votimit i diasporës.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies