Fillimi LajmeBotaGjermania bën “mea culpa”: Për ne, Turqia është një vend kyç

Gjermania bën “mea culpa”: Për ne, Turqia është një vend kyç

nga Shekulli Agency

kot-5433Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Turqia është një vend kyç për vendin e tij dhe Bashkimin Evropian në përgjithësi.

Gjatë një fjalimi në Bundestag (Parlamenti Federal i Gjermanisë), Frank-Walter Steinmeier theksoi se në Turqi është krijuar përshtypja se tentativa për grusht shteti më 15 korrik nuk është marrë aq seriozisht sa duhet nga Gjermania.

“Ndoshta me të vërtetë nuk kemi arritur të shprehemi mjaftueshëm qartë se kjo tentativë e neveritshme për grusht shteti ishte një sulm kundër institucioneve demokratike. Ndoshta kemi dështuar për t’i shpjeguar opinionit publik respektin tonë të madh për popullin turk, që i rezistoi grushtit të shtetit”, u shpreh ai.

“Për ne, Turqia është një vend kyç”, shtoi ministri i Jashtëm gjerman duke nënvizuar se këtë nuk e thotë vetëm sepse në Turqi strehohen rreth 3 milionë refugjatë apo sepse mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka një marrëveshje për refugjatët.

Steinmeier vuri në pah se Turqisë ia kanë nevojën të gjithë ata, që përpiqen për arritjen dhe vendosjen e paqes.

“Gjithkush që dëshiron të flasë në këtë foltore dhe të nxjerrë nga goja diçka në lidhje me Sirisë, Irakun dhe Libinë, duhet ta dijë që secili nga këto konflikte është i pazgjidhshëm pa marrë edhe Turqinë në tavolinën e bisedimeve”, siguroi kryediplomati gjerman.

/TRT/

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies