53
Një operacion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillohet në Shkodër, ku Forcat Speciale kanë rrethuar 4 grabitës brenda një banese. Aksioni po zhvillohet në lagjen “Sahat” të Shkodrës, pranë Zonës Universitare.
Nga të dhënat e para mësohet se mes grabitësve dhe policisë ka pasur shkëmbim armësh dhe janë dëgjuar të shtëna. Policia ka rrethuar të gjithë zonën “Rus” dhe është ngushtuar së tepërmi perimetri i aksionit.
Ende nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur, ndërsa në orët në vijim pritet që policia të japë edhe të gjithë dinamikën e ngjarjes.