Fillimi Shk/TekKompjuteri i Google-s që injektohet në sytë e njerëzve

Kompjuteri i Google-s që injektohet në sytë e njerëzve

nga Shekulli Agency

google1-804x380Një paraqitje e re e patentave tregon planet për një pajisje që do të injektohet në sytë e njerëzve dhe kjo për të korrigjuar shikimin e tyre por gjithashtu edhe të ofrojë “fuqi” shtesë.

Kjo pajisje mund të injektohet vetëm në pjesën e dukshme të syrit, duke u fokusuar në dritë, për të përmirësuar shikimin e dobët, transmeton koha.net.

Por kjo do të përfshij edhe “fuqi” shtesë si memorie, radio dhe lente, thuhet në këtë patentë. Ndërsa do të marr energji nga një antenë për ta bërë gjithë këtë të mundshëm.

Antena gjithashtu do të mundësoj lidhjen me një pajisje tjetër jashtë syrit, e cila do të ndihmoj në përpunimin e të dhënave dhe t’i jep fuqi.

Google edhe më parë ka provuar që të krijoj një kompjuter që lidhet me sy përmes syzeve të Google, por kjo ide kishte hasur në probleme dhe tani është duke u riprodhuar si një projekt i veçantë.

Edhe pse kjo teknologji tani është patentuar, ajo mund të mos dal kurrë, por ky është një shembull i interesimit të madh të Google-t për të vendosur kompjuter në sytë e njerëzve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies