Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e çmimeve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit “Thesaret njerëzore që jetojnë. Përfaqësuesit e trashëgimisë që transferohet në të ardhmen” në Qendrën Popullore të Kongreseve Beştepe.
Presidenti Erdoğan në fjalën e tij tha se “Populli turk më 15 korrik nuk ka mbrojtur vetëm lirinë, besimin, flamurin, ezanin dhe demokracinë por në të njëjtën kohë ka mbrojtur edhe objektivat e tij. Por, ka nga ata që janë shqetësuar nga kjo. Ka nga ata që janë janë shqetësuar nga zërat e ezanit, madje edhe në të shkuarën ka patur të tillë. Degët e tyre ende janë të pranishme, do të jenë edhe në të ardhmen, por duhet të dini se e gjithë çështja është se ne duhet të vazhdojmë rrugën tonë dhe të mos adhurojmë robin (njeriun) por të adhurojmë vetëm Allahun”.
“Tashmë askush nuk ka më mundësinë që të zvarrisë Turqinë me organizatat terroriste dhe paranojat e përçarjes dhe shpërbërjes. Sepse ne në natën e 15 korrikut kemi vendosur bashkë me popullin tonë që nëse do të jetojmë do ta kryejmë këtë si njerëz, dhe nëse do të vdesim gjithashtu do të vdesim si njerëz”, tha ndër të tjera Erdoğan.
“Nuk kemi shtet tjetër përpos shtetit të Republikës së Turqisë”
Ai më tej tha se “Këto troje janë mbrojtur me gjak dhe për këtë arsye quhet atdhe. Askush nuk mund të kryejë operacion mbi territoret e këtij atdheu. Nuk kemi shtet tjetër përpos shtetit të Republikës së Turqisë. Ne do të japim çdo gjë për shtetin tonë dhe do të dimë se ky qëndrim tashmë përfshin vullnetin për të zbrapsur kërcënimet jo brenda kufijve tanë por drejt e në burimin e tyre. Për këtë arsye ndodhemi në Siri dhe Irak. Ne nuk ndodhemi atje për t’u vendosur por për të parandaluar kërcënimet që vijnë nga atje”.
“Gjermania i mban ombrellën terrorizmit”
Në vazhdim të fjalës së Erdoğan theksoi se “Nuk e sheh aspak të mirë fatin e Gjermanisë e cila mirëpret terroristët duke injoruar ndjeshmëritë e sigurisë kombëtare të vendeve të tjera në vend që të luftojë kundër organziatave terroriste si PKK, FETO, DEASH. Gjermania tashmë është bërë një nga vendet më të rëndësishme ku strehohen terroristët. Unë jam duke folur në mënyrë të qartë”.
Lidhur me mos ekstradimin e anëtarëve të FETO-s nga Gjermania, Erdoğan tha se “Ne jemi të shqetësuar për Gjermaninë e cila prej vitesh ka hapur krahët për anëatarët e organizatave terroriste si PKK, DHKP-C, FETO dhe e cila tashmë me insistim është shndërruar në oborrin e pasmë të shtëpisë së FETO-s”.
“Ashtu siç e kam shprehur gjithmonë organizatat terroriste janë si akrepi, që herët apo vonë kthehen dhe helmojnë atë që bartin mbi shpinë. Na janë ngritur dhe na japin mend neve duke thënë ‘jemi të shqetësuar‘. Gjermani, ne jemi të shqetësuar për këtë qëndrim tuajin. Ju aktualisht jeni duke i mbajtur ombrellën terrorizmit. Ky i mallkuar terrorizëm do të vijë dhe do t’u qëllojë edhe juve si bumerang. Ne si Turqi nuk kemi ndonjë pritshmëri nga ju, por ju do të përkujtoheni gjatë gjithë historisë për strehimin e terrorizmit”, tha presidenti Erdoğan.