Fillimi LajmeBotaErdogan: Nuk do të lejojmë hapjen e një “korridori terrorist” në kufirin me Sirinë

Erdogan: Nuk do të lejojmë hapjen e një “korridori terrorist” në kufirin me Sirinë

nga Shekulli Agency

Erdogan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim kancelaren gjermane, Angela Merkel

mer-erd-6544Në takimin e realizuar ndërmjet presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, Erdoğan theksoj që për Turqinë është me shumë me rëndësi zgjidhja politike e krizës në Siri si dhe lufta kundër DAESH-it apo edhe grupeve të tjera terroriste. Ai poashtu tha se Turqia nuk do të lejojë hapjen e një “korridori terrorist” përgjatë kufirit me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i ndodhur në qytetin Hangzhou të Kinës për të marrë pjesë në Samitin e Shteteve dhe Qeverive G20 ka realizuar një takim kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, në takimin e realizuar para Samitit të Liderëve të G-20, në hotelin Grand metro Park, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian si dhe lufta kundër terrorizmit. Poashtu u diskutua edhe për tentativa për grusht shteti më 15 Korrik.

Merkel nënvizoj se Gjermania dënon tentativën për grusht shteti dhe se qëndron në anën e demokracisë. Edhe presidenti Erdoğan shprehu kënaqësinë për përkrahjen e Gjermanisë dhe dy telefonatat e realizuara me kancelaren Angela Merkel.

Erdoğan dhe Merkel theksuan vendosmërinë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, politike dhe kulturore ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë.

Gjatë takimit me kancelaren gjermane presidenti Erdoğan e informoj atë në lidhje me operacionin “Mburoja e Eufratit”. Erdoğan theksoj se për Turqinë është shume me rëndësi zgjidhja politikë e krizës në Siri si dhe lufta kundër DAESH-it apo edhe grupeve të tjera terroriste. Ai poashtu tha se Turqia nuk do të lejojë hapjen e një “korridori terrorist” përgjatë kufirit me Sirinë.

Edhe kancelarja gjermane Angela Merklen theksoj që përkrahin Turqinë në luftën kundër DAESH-it dhe organizatave të tjera terroriste.

Në takim presidenti Erdogan dhe kancelarja gjermane shtuan se pajtohen që duhet te vazhdojnë punimet dhe negociatat për liberalizimin e vizave për shtetasit e Turqisë dhe respektimin e marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies