Fillimi LajmeBotaÇavusoglu: Turqia nuk do të rishqyrtojë ligjin kundër terrorizmit

Çavusoglu: Turqia nuk do të rishqyrtojë ligjin kundër terrorizmit

nga Shekulli Agency

Kryediplomati turk kritikoi standardet e dyfishta të BE-së, ku ka deklaruar se disa vende anëtare të Unionit përkundër mospërmbushjes së kushteve janë anëtarësuar në BE

cavusogluKryediplomati i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ripërsëritur qëndrimin se Ankaraja nuk do të ndryshojë ligjin e saj për antiterrorizëm, duke akuzuar BE-në se presioni i saj lidhur me këtë çështje “përkrahë terrorizmin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një fjalimi në darkën me biznesmenë të mbajtur pas takimit për Libinë në Vjenë, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Turqia nuk do ti nënshtrohet presionit të Bashkimit Evropian për të ndryshuar legjislacionin në këmbim të udhëtimit pa viza për shtetasit e saj në zonën Schengen.

“Të na thuhet se duhet ndryshuar ligji antiterrorizëm në kohën kur po luftojmë kundër PKK-së dhe DAESH-it është e barabartë me përkrahje të terrorizmit. Asnjëherë nuk do ti nënshtrohemi imponimeve të tilla”,- tha Çavuşoğlu.

Më 4 maj, Komisioni Evropian propozoi udhëtim pa viza për shtetasit turq në zonën Schengen, si pjesë e marrëveshjes me të cilën Turqia do të ndalë rrjedhën e refugjatëve, ndërsa pjesë e përfitimit të Turqisë duhej të jetë edhe aderimi i përshpejtuar i vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies