Fillimi LajmeBotaCarter: Dëshirojmë që Turqia të marrë pjesë në operacionet kundër DEASH-it

Carter: Dëshirojmë që Turqia të marrë pjesë në operacionet kundër DEASH-it

nga Shekulli Agency

Ministri Işık në takimin me homologun amerikan ka nënvizuar se Turqia është vendi më i prekur nga kërcënimi i DEASH-it dhe për këtë arsye është vendi që ka dhënë përpjekjen më të madhe

fikri-isikMinistri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Işık, në takimin e tij me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter ka deklaruar se “Presim që elementët e PKK/PYD/YPG që qëndrojnë në Munbixh të tërhiqen në lindje të Eufratit ashtu siç është premtuar. Fjalët e organizatave terroriste nuk besohen, nuk mund të parashikohen se çfarë mund të bëjnë në të ardhmen PKK/PYD/YPG”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se ministri Işık në takim ka nënvizuar se Turqia është vendi më i ndikuar nga kërcënimet e DEASH-it dhe për këtë arsye është vendi që ka dhënë përpjekjen më të madhe.

Pasi ka vënë në dukje se Turqia me këtë koncept në kohët e fundit ka hedhur hapa shumë rëndësishëm për të mposhtur kërcënimet serioze që burojnë nga Siria, Işık ka theksuar se Operacioni “Mburoja e Eufratit” i cili përbën një prej këtyre hapave ka qenë shumë efektiv.

“Shpëtimi së fundmi i rajonit Dabik nga forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane që kanë mbështetjen tonë dhe të koalicionit ka shkaktuar një humbje të rëndë prestigji dhe të moralit për DEASH-in, për të cili ky rajon kishte një rëndësi për të”, është shprehur ndër të tjera në fjalën e tij ministri Işık.

Pasi ka theksuar se e kuptojnë që SHBA-ja këtë moment pozitiv të operacionit dëshiron ta drejtojë në Rakka, Işık ka shtuar më tej se “Presim që elementët PKK/PYD/YPG që qëndrojnë në Munbixh të tërhiqen në lindje të Eufratit ashtu siç është premtuar. Fjalët e organizatave terroriste nuk besohen, nuk mund të parashikohen se çfarë mund të bëjnë në të ardhmen PKK/PYD/YPG”.

“E gjithë bota është mirënjohëse për këtë”

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, pasi ka përcjellë falënderimet për shpëtimin e rajonit Dabik nga Ushtria e Lirë Siriane e mbështetur nga Turqia që kishte një rëndësi të veçantë për DEASH-in, tha se “E gjithë bota është mirënjohëse për këtë”.

Duke tërhequr vëmendjen se kanë vërejtur që Turqia mbart një barrë të madhe duke strehuar miliona refugjatë nga Siria dhe Iraku Carter, është shprehur: “Është e arsyeshme që Turqia të interesohet për zhvillimet në Siri dhe Irak. Ne e mbështesim marrjen e masave për të ofruar sigurinë kufitare. Ne dëshirojmë që Turqia të marrë pjesë në operacionet që do të kryhen kundër DEASH-it. Pavarësisht se me Turqinë ndonjëherë kemi ndarje të pikëpamjeve ne në principe jemi gjithmonë dakord. Përballja me të gjitha llojet e terrorizmit është në mesin e këtyre principeve. Si pasojë, mund të kemi ndryshime në mënyrat që mund të ndjekim për të arritur në të njëjtat qëllime që kemi, por si dy vende aleate të afërta ne mund ti kapërcejmë këto duke punuar mbi çdo çështje”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies