Fillimi LajmeBotaAustri, të djathtët radikalë protestë kundër migrantëve dhe muslimanëve

Austri, të djathtët radikalë protestë kundër migrantëve dhe muslimanëve

nga Shekulli Agency

austri-rad-djathiste-proMbështetësit e lëvizjes radikale djathtiste mbrëmë në kryeqytetin austriak, Vjenë, organizuan protesta masive anti-migrantë dhe anti-muslimane.

Protestat i organizoi Partia e Djathtë Austriake e Lirisë (FPO), ndërsa tubimi është mbajtur në qarkun e 21-të të Vjenës, ku janë strehuar numri më i madh i migrantëve dhe refugjatëve.

Kryetari i FPO-së, Christian-Heinz Strache iu drejtua tubimit dhe kritikoi ashpër politikën e Qeverisë austriake, duke porositur se për migrantët dhe refugjatët doemos duhen parandaluar që të hyjnë në Austri.

Duke e akuzuar Qeverinë dhe Partinë e të Gjelbërve se janë “sponsor të islamizimit të Austrisë”, Strache tha se banorët lokalë janë në prag të varfërisë, ndërsa pushteti edhe më tutje për çdo muaj për refugjatët ndan nga katër milionë euro.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies