Fillimi LajmeBotaBelgjika krah për krah me terroristët kundër Turqisë

Belgjika krah për krah me terroristët kundër Turqisë

nga Shekulli Agency

Gjykata e Belgjikës ka vendosur se aktivitetet e PKK-së, e cila gjendet në listën e BE-së të organizatave terroriste, “nuk përbëjnë krim terrorist për shkak se ajo ndodhet në luftë të armatosur”

sh-pkkGjykata e Belgjikës ka vendosur se aktivitetet e PKK-së, e cila gjendet në listën e BE-së të organizatave terroriste, “nuk përbëjnë krim terrorist për shkak se ajo ndodhet në luftë të armatosur”.

Gjykata belge ka dhënë vendimin në lidhje me 36 persona të organizatës terroriste në Evropë, përfshirë edhe dy drejtuesit e lartë Remzi Kartal dhe Zubeyr Aydar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata ka vendosur se veprat e anëtarëve dhe drejtuesve të PKK-së që u gjykuan për aktivitete terroriste, rrëmbim fëmijësh, mohim i të drejtave dhe kërcënim me vdekje, nuk janë “vepra terroriste”.

Në justifikimin e vendimit u tha se “lufta e armatosur nuk mund të vlerësohet në kuadër të akuzave për terrorizëm”. Prokuroria federale gëzon të drejtën e ankesës ndaj vendimit.

Ndryshe, pas hetimit të filluar në vitin 2006, procesi gjyqësor ishte hapur në tetor të vitit 2015, ku anëtarët e PKK-së akuzoheshin për rrëmbim të fëmijëve nga familjet e tyre në Belgjikë dhe shtete të tjera të Evropës perëndimore, dërgimin dhe trajnimin e tyre në kampet në Blegjikë, Greqi dhe Irak.

Në mesin e akuzave drejtuar të pandehurve, ishin edhe përgatitja e dokumenteve të falsifikuara dhe mbledhja e haraçit.

PKK përfshihet në listën e BE-së të organizatave terroriste. Rrjedhimisht, detyrim ndaj kësaj liste ka edhe Belgjika.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies