Revista prestigjioze holandeze “Elsevier” në një material të pregatitur rreth azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani, shkruan se ata trajtohen më keq se sirianët dhe afganët. Revista thekson se azilkërkuesit shqiptarë kanë humbur të gjitha shpresat në vendin e tyre.
Mediat holandeze shkruajnë se azilkërkuesit shqiptarë trajtohen më keq se ato Sirianë apo Afganë në Gjermani. Shqiptarët janë vendosur në disa kampe të izoluara dhe me një standart me të ulët sesa kampet e tjera që perdoren për Sirianet, shkruan revista prestigjoze holandeze Elsevier. Revista ka intervistuar një grup azilkërkues shqiptar në qytetin Manching, që ndodhet në afersi të qytetit jugor Mynih.
“Tek ne nuk ka luftë si në Siri, por në jemi shumë keq. Unë e di që nuk kemi asnjë shans për azil dhe që 99% të kërkesave refuzohen. Por ne me këtë veprim duam të tregojm se si është situata në Shqiperi. Ekonomia është në një gjendë dramatike dhe nuk ka punë. Mbi të gjitha ka shumë korrupsion dhe nuk kam shprese që situata do të ndryshohet shumë shpejt” – shprehen azilkërkuesit.
Por sipas revistës shqiptarët janë plotësisht të vetedishëm që ato do të rikthehen së shpejti në Shqipëri. Elsevier më tej i referohet dhe shifrave të publikuara së fundmi nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili deklaroj që mbas Sirisë dhe Afganistanit, Shqiptarët janë grupi tretë për azil në Europë, sipas statistikave zyrtare të EUROSTAT-it.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga Zyra e Migracionit dhe Azilit në Gjermani, muajn e kaluar numri i azilkërkuesit është rritur me 14 here nga 2014. Konkretisht plot 8,234 shqiptarë kërkuan azil në ketë shtet, krahasuar me 549 në të njeten periudhe në 2014./abcnews
