Fillimi LajmeBota“Aktivitetet në Siri kanë për qëllim vetëm eliminimin e organizatave terroriste”

“Aktivitetet në Siri kanë për qëllim vetëm eliminimin e organizatave terroriste”

nga Shekulli Agency

Yıldırım: “Aktivitetet e Turqisë në Siri kanë për qëllim vetëm për të eliminuar organizatat terroriste. Në të njëjtën kohë gjithashtu kanë qëllim të sigurojnë sigurinë e kufijve të vendit tonë”

yil-7688Kryeminsitri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se “Aktivitetet e Turqisë në Siri kanë për qëllim vetëm për të eliminuar organizatat terroriste. Në të njëjtën kohë gjithashtu kanë qëllim të sigurojnë sigurinë e kufijve të vendit tonë. Ne kryesisht DEASH-in edhe PYD-në, YPG-në i konsiderojmë si organizata terrorsite. Nuk ka rëndësi se çfarë flasin për luftën kundër organziatave terrorsite që ne kryejmë”.

Yıldırım i ndodhur në qytetin Afyonkarahisar për takimin e 25-të konsultativ të AK Partisë, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me pyetjen nëse do të vazhdojnë operacionet, Yıldırım ka theksuar se aktivitetet e Turqisë në Siri kanë për qëllim vetëm për të eliminuar organizatat terroriste dhe gjithashtu kanë qëllim të sigurojnë sigurinë e kufijve të vendit.

“Ne ashtu siç kemi bërë deri më sot gjithçka që është e nevojshme për të ruajtur sigurinë e kufijve tanë edhe pas kësaj do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Ne nuk synojmë territorin, atdheun e askujt. Siguria e vendit tonë për ne është parësore para çdo gjëje”, ka shtuar ai.

Operacioni për shpëtimin e Mosulit 

Pasi i është rikujtuar deklarata se “Turqia duhet të jetë e pranishme në operacionet për shpëtimin e Mosulit”, e bërë nga sekretarit amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, me të cilin Yıldırım u takua para se të mbërrinte në Afyonkarahisar, kryeministri turk ka theksuar:

“Të vërtetën ka thënë. Edhe ne të njëjtën gjë kemi shprehur. Turqia është e interesuar nga çdo drejtim për zhvillimet në Mosul dhe Irak. Sepse ne me Irakun kemi një vijë kufitare prej 350 km. Fatkeqësisht organizata terroriste separatiste duke kapërcyer kufijtë nga territori i Irakut na krijon shqetësime. Para së gjithash Iraku duhet të frenojë këto organizata terroriste së strehohen atje dhe që shqetësojnë Turqinë. Përderisa këtë nuk e bën atëherë edhe ne kemi të drejtë që të mbrojmë sigurinë dhe paqen e vendit tonë dhe të ndërmarrim çdo masë që është e nevojshme. Faktikisht kjo është edhe ajo çfarë ne kryejmë. Gjithashtu edhe e ardhmja e Irakut edhe e Sirisë është një çështje që i intereson më shumë Turqisë. Sepse vendet që janë të pranishme në Siri dhe Irak asnjëra prej tyre nuk kanë as kufij të përbashkët edhe as bashkim kulturor, as bashkim historik. Të thuash të kundërtën e kësaj është një gjë jo normale”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies