Fillimi LajmeBisedë telefonike Erdogan-Ban

Bisedë telefonike Erdogan-Ban

nga Shekulli Agency

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Mun, i cili i shprehu ngushëllime për viktimat e sulmit të terrorit.

sh-taip-erdoganPresidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban ki-Mun.

Sekretari Ban i shprehu ngushëllime Presidentit Erdogan për viktimat që humbën jetën në sulmin kamikazë të shtunën gjatë mitingut për paqe të organizuar në Ankara.

Sipas informatave të marra nga burimet pranë presidencës, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i shprehu Presidentit Erdogan keqardhje për ngjarjen dhe ngushëllime për viktimat që humbën jetën në këtë sulm.

Ndërkaq Presidenti Erdogan gjatë bisedës vuri theksin në vendosmërinë e Turqisë për të luftuar kundër të gjitha organizatave terroriste si PKK, DHKP-C e DAESH.

Gjatë bisedës ku Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Mun shprehu shqetësimin e tij për shkeljen e hapësirës ajrore të avionëve luftarak rus, ndërsa u bisedua edhe në lidhje me çështjen e Libisë.

Sekretari Ban falënderoi Turqinë për kontributin e dhënë në drejtim të uljes së tensionimit mes palëve në Libi.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies