Shkruan : Abedin Rakipi
Ku e keni Institutin e Studimemeve te Historise se Camerise ?
Institut qe duhet te punoje per te sfiduar “genjeshtrat dhe trillimet akademike” te Shtetit helen qe pretendon se çamet nuk jane autoktone dhe sduhet te lejohen te kthehen ne atdheun e tyre.
Si do ti mesojne femijet tane cilet jane heronjte e tyre nderkohe qe ne tekstet shkollore te historise se Shqiperise, Cameria trajtohet ne 2 faqe sikur te ishte nje fshat i vogel dhe jo 1/4 e territoreve etnike shqiptare ?
Ku e keni sindikaten e biznesmeneve çam ?
Kemi me dhjetra biznesmene çame qe luftohen nga lobet e fshehta filo-greke ne Shqiperi dhe atyre ju behet presion i fuqishem. Kjo sindikate duhet te mbroje te drejtat e biznesmeneve çame nga çdo faktor qe tenton te destabilizoje mire-organizimin e çameve ne sferen ekonomike.
Ku e keni Banken e Kursimeve te Camerise ?
Banke e cila do tu sherbeje çameve per te depozituar kursimet e tyre dhe do te financoje projektet per zgjidhjen e çeshtjes çame. Banke qe do ti mundesoje studenteve çame kredi me 0% per te vazhduar studimet e tyre.
Ku e keni zyren diplomatike ne Bruksel prane instancave Evropiane ?
Kjo zyre do te punoje intensivisht ne arenen nderkombetare per te prezantuar çeshtjen çame ne te gjitha instancat e Bashkimit Evropian. Kjo zyre do te behet bord drejtues per te organizuar takime politike dhe manifestime prane Parlamentit Evropian dhe gjetke.
Ku e keni grupin e shkrimtareve çam ?
Keta jane eterit shpirterore te popullit çam çam sepse pena e tyre eshte me e rende se shpata per armiqte. Keta mbajne gjalle memorien e atdheut dhe identitetin e çdo çami. Perse ata sot jane ne harrese totale ?
Ku e keni Shoqaten e Universitareve çam ?
Kemi me qindra studente çame ne universitetet e vendeve Evropiane dhe shume pak prej tyre kane paraqitur çeshtjen çame ne tezat e tyre universitare. Ky eshte rasti me i volitshem qe ne biblioteken e çdo universiteti ne gjendej nje teze e dokumentuar rreth masakres se Camerise. Kjo do te ishte fitorja me e madhe akademike per ne.
Ku e keni Kongresin çam qe mblidhet 1 here ne vit me parfaqesues nga çdo qytet per te diskutuar arritjet e vitit te kaluar dhe strategjite per vitin ne vijim ?
Kongresi çam eshte “Senati i vertete i Camerise”, sepse ne te perfaqesues te çdo qyteti do te punonin sebashku per ti diktuar kupoles drejtuese vizionin apo idete e popullit çam duke ju imponuar atyre nje linje politike te qarte qe duhet ndjekur dhe duke mos i lene asnje partie qe ka marre votat e çameve mundesine qe te beje pazarlliqe me voten e çameve. Kjo instance do ti lidhte kembet çdo deputeti qe pretendon ne fushaten parazgjedhore qe do beje çdo gje per zgjidhjen e çeshtjes çame. Por njekohesisht do te reflektonte vetem dhe vetem vullnetin e hekurt te popullit çam, ate te kthimit pa alternative ne Cameri.
Ku eshte zyra ligjore me avokatet me te specializuar te çeshtjeve konfliktuale nderkombetare, kuader ne te cilen futet edhe çeshtja jone ?
Ne fakt kjo zyre u premtua me super-mediatizim para disa vitesh. Por deri tani eshte bere diçka me teper se ASGJE.
Nuk eshte e nevojshme qe tju shtjelloj se çfare roli do te luante kjo zyre ne hapesiren juridike te te drejtes Evropiane, per te vene ne vend padrejtesite qe i jane bere dhe vazhdojne ti behen popullit tone.
Cfare e pengon komunitetin qe ta ngreje nje zyre te tille ?
Keto qe permenda me lart jane vetem disa nga “Institucionet” jo shteterore, por te domosdoshme te popullit te Camerise te cilat sot nuk ekzistojne. Po a mund te kete nje popull sukses pa patur “Strategji dhe Institucione” ?
“Institucionet” qe permenda me lart jane “armet diplomatike, armet sociale, armet politike dhe armet ekonomike” qe sot na mungojne dhe qe lene te gjunjezuar çeshtjen tone amtare.
Diten qe populli çam do ti ngreje ne kembe keto “Institucione” dhe do ti marre ne dore keto “arme” atehere rruga e kthimit per ne Cameri do te behet me e lehte dhe kufiri ne Qafebote do te shkrihet si akulli kur lind dielli.
Perndryshe Cameria do te ngelet gjithmone peng i tenderave dhe aleancave politike per pushtet.
Burimi: http://abedinrakipi.blogspot.it/2015/10/e-duan-camerine-por-skemi-asnje.html
