Numri i mediave kombëtare me të cilët SHGM bashkëpunon është shumë i vogël tha kreu i SHGM-së, Naser Selmani, në emisionin INTERVISTA. Ai shtoi se në mesin e këtyre pak mediave është edhe TV Shenja.
“Numri i mediave me të cilët bashkëpunon SHGM është shumë i vogël. Një ndër ato media është edhe TV Shenja fatmirësisht që mbështet punën tonë dhe dmth ka dhënë hapësirë që qëndrimet tona t’i transmetohen opinionit. Ky është apsurditeti më i madh, se ne angazhohemi për lirinë e mediave që nuk duan të jenë të lira. Mediat e kapura, mediat e korruptara, mediat joprofesionale, nuk duan liri”, deklaroi Selmani.
E gjithë kjo sipas tij, nënkupton se në Maqedoni nuk bëhet luftë mes të mirës dhe të keqes, mes demokracisë dhe autoritarizmit, por beteja është për ndërrim të pushtetit e jo të sistemit. Ai tha se këtë veçmë e ka kuptuar faktori ndërkombëtar, dhe kjo është edhe si rezultat i bashkëpunimit të SHGM-së me ambasadat e SHBA-së dhe BE-së.
“Skandali i përgjimeve dëshmoi se në Maqedoni kemi një shtet paralel me atë që parashihet në Kushtetutë. Dmth nuk vlenë Kushtetuta, ajo është suspenduar”, tha Selmani.
Duke folur mbi mediat shqiptare në vend, Selmani tha se BDI-ja përpiqet që të dëshmojë se gjendja e mediave shqiptare është më e mirë në krahasim me ato maqedonase dhe këtë e konsideron meritë të saj.
“Unë mendoj se kjo nuk është meritë e pushtetit. Hapja e mediave në një vend të lirë, ëstë çështje e ndërmarrjes së afaristëve. Nëse dikush i ka plotësuar kushtet që të krijojë një televizion siç keni themeluar ju, atëher nuk e di se çfarë mendojnë ata, se mund ta pengojnë hapjen e televizioneve të reja? Dmth hapja e SHENJëS dhe disa televizioneve tjera është vullnet i BDI-së dhe VMRO-së? Jo”, deklaroi Selmani.
Ai shtoi më tej se BDI-ja po ndjek hapat e VMRO-DPMNE-së, duke ngritur padi qytetare për shpifje kundër gazetarëve.
“Kam informacione se BDI-ja korrupton disa media shqipe, në forma të ndryshme, për të ua mbyll gojën, ose për t’i përdor ekipet e gazetarëve si instrument për t’i qëru hesapet me kundërshtarët politik”, tha ai.
Sipas tij, mediat shqipe gëzojnë kredibilitet më të lartë në Maqedoni, sidomos ndaj korrupsionit dhe kjo nuk është meritë e BDI-së por meritë e vetë gazetarëve që punojnë nëpër këta media.
“SHENJA është ndër ata televizione që ka treguar kredibilitet dhe profesionalizëm në trajtimin e çështjeve me interes publik. Jo me tendencë për t’i shkaktuar dëm dikuj, por në në mënyrë për t’i ofruar opiznionit një spektër të ri, apo një këndvështrim të ri të këndvështrimit të zhvillimeve në Maqedoni”, deklaroi Selmani.
Mediat shqipe sipas Selmanit duhet të shërbejnë si shembull për mediat maqedonase, pasi veprimtarinë e suhtrojnë në mënyrë shumë profesionale.
/SHENJA/