Fillimi LajmeBallkaniMali i Zi, nga sot fjalimet e deputetëve në Parlament edhe në shqip

Mali i Zi, nga sot fjalimet e deputetëve në Parlament edhe në shqip

nga Shekulli Agency

Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe

par-podgoric-766Nga sot në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë do të mund që fjalimet e tyre ti mbajnë edhe në gjuhën shqipe, ka njoftuar kryetari i shtëpisë ligjvënëse Darko Pajoviç.

Një mundësi të tillë më herët e paralajmëroi kreu i Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Atëherë, fjalimin e mbajti në shqip, ndërkohë që Pajoviç për vendimin e fundit tha se është një pilot projekt.

“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies