Fillimi LajmeBallkaniLëvizja BESA: Rasti i Kumanovës të kalojë në duart e Prokurorisë Speciale

Lëvizja BESA: Rasti i Kumanovës të kalojë në duart e Prokurorisë Speciale

nga Shekulli Agency

besaLëvizja BESA e mbështet veprimin e djeshëm të braktisjes së seancës gjyqësore të avokatëve mbrojtës në rastin e Kumanovës dhe njëkohësisht i inkurajon ata që të mos heqin dorë nga kërkesa për të siguruar kushte elementare për gjykim të drejtë. Mospërmbushja e kushteve elementare për gjykim nga ana e gjykatës, si edhe presioni që u bëhet avokatëve me shqiptimin e dënimit për lëshim të seancës, dëshmojnë për faktin se në Republikën e Maqedonisë sistemi gjyqësor është skajshmërisht i politizuar dhe është thellë i kapur nga partitë në pushtet.

Për këtë arsye, Lëvizja BESA vlerëson se edhe “Rasti i Kumanovës” duhet të kalojë në duart e Prokurores Speciale, sepse ajo që ndodhi deri tani gjatë këtij procesi gjyqësor na ka bindur se ky gjykim do të jetë vetëm politik dhe jo i drejtë.

Me këtë rast BESA edhe një herë konstaton se gjendja në sferën e gjyqësisë duhet të pësojë ndryshime rrënjësore në drejtim të funksionimit të gjykatave në shërbim të drejtësisë në vend e të mos bëhen ato mjet i politikanëve për interesat e tyre në politika ditore.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies