Fillimi LajmeBallkaniBDI injoron televizionin Shenja

BDI injoron televizionin Shenja

nga Shekulli Agency

ali-ahmeti(MAQEDONI) – Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon me përzgjedhjen e mediave para të cilave do të prononcohet. Në konferencën e sotme për media, të mbajtur nga zëdhënësi i kësaj partie Bujar Osmani, nuk është ftuar televizioni Shenja, një praktikë tashmë e zakonshme e partisë së udhëhequr nga Ali Ahmeti.

Kujtojmë se jo vetëm për ngjarjet ditore, por edhe për emisionet debative përfaqësuesit e partisë së Ahmetit deri tani kanë injoruar televizionin Shenja, duke mos iu përgjigjur interesit të një pjesë të madhe të publikut shqiptar i cili informohet rregullisht përmes ekranit të televizionit tonë.

Televizioni Shenja do të vazhdojë që t’i ftojë publikisht përfaqësuesit e BDI-së, që nga lideri i tyre Ali Ahmeti, duke i inkurajuar që të marrin pjesë në një terren të barabartë dhe neutral debati dhe bisede, ashtu siç e garantojmë këtu në TV Shenja.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies