Fillimi LajmeAvionët ushtarakë të Turqisë bombarduan pozicionet e DAESH në Siri

Avionët ushtarakë të Turqisë bombarduan pozicionet e DAESH në Siri

nga Shekulli Agency

avion-turk

Vendimi për bombardimin e pozicioneve të DAESH, është bërë në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.

 

Avionët e forcave ajrore turke, bombarduan pozicionet e organizatës terroriste DAESH në Siri, konfirmon Qeveria e Republikës së Turqisë.

Vendimi për bombardimin e pozicioneve të DAESH, është bërë në takimin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu.

“Tre avion të tipit F-16 u ngritën rreth tre orë pas mesnate nga Diyarbakir. Avionët e forcave ajrore turke bombarduan tre pozicione të organizatës terroriste DAESH. Raketat u lëshuan mbi dy pika komanduese dhe mbi një pikë takimi të pjestarëve të DAESH”, theksohet në deklaratën e Qeverisë turke.

Në deklaratë theksohet se “vendosmëria e shtetit turk është që të meren të gjitha masat në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Oficeri ushtarak turk u vra dhe dy rreshterë janë plagosur në sulmin e mbrëmshëm nga drejtimi i Sirisë, të kryer mbi pozicionet ushtarake përgjatë kufirit në Kilis, ndërsa forcat turke u përgjigjën me kundërsulme.

Guvernatori i rajonit jugor turk Kilis, Sulejman Tapsiz për AA tha se zona kufitare siriane, e cila është e kontrolluar nga organizatë terroriste DAESH, hapën zjarr mbi pozicionet e forcave kufitare të Turqisë.

Forcat turke të sigurisë iu përgjigjën sulmit me goditje të artilerisë që u vrau së paku një anëtar i DAESH. Qyteti kufitar Kilis ndodhet në kufirin turko-sirian pranë qytetit Surucu, ku të hënën ishte kryer një sulm terrorist me bombë, nga e cila jetën humbën 32 persona, që sipas hetimit paraprak ishte vepër e DAESH.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies