Fillimi LajmeAmbasada turke në Shkup pritje me rastin e festës së Fitores së Madhe dhe Ditës së Ushtrisë

Ambasada turke në Shkup pritje me rastin e festës së Fitores së Madhe dhe Ditës së Ushtrisë

nga Shekulli Agency

ambasada-turke-shkup

– Şölendil porositi se Turqia fuqishëm mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke shprehur bindje se vetë organizata, rajoni ballkanik si dhe Komuniteti Euro-Atlantik do të përfitojë nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

 

Me rastin e përvjetorit të 93-të të 30 Gushtit, “Ditës së Fitores dhe Ditës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, në Shkup Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoni organizoi një pritje solemne, ku të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të shtetit, përfaqësues të ambasadave, përfaqësues dhe anëtarë të partive politike, mysafirë, si dhe të ftuar të tjerë.

Ambasadori turk në Maqedoni, Ömür Şölendil, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se tashmë njihet gjerësisht se komandanti i Armatës së Republikës së Turqisë gjatë luftës së pavarësisë dhe themeluesi i Republikës së Turqisë, përfundoi një pjesë të konsiderueshme të arsimit ushtarak në Gjimnazin Ushtarak në Manastir.

“Maqedonia luan një rol të rëndësishëm në historinë e Republikës së Turqisë dhe për këtë arsye është një vend i veçantë në zemrat e popullit turk. Populli turk dhe maqedonas ndajnë lidhje të rrënjosura thellë të historisë, kulturës dhe shoqërisë. Kjo gjë siguron një themel të fortë për marrëdhënie të gjera dhe bashkëpunim, që fatmirësisht ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha fushat, përfshirë në fushën ushtarake”, deklaroi ambasadori turk, Ömür Şölendil, duke shtuar se Turqia është e përcaktuar që të vazhdojë edhe më tej të sigurojë pajisje dhe të trajnojë Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Şölendil në vijim të fjalës së tij porositi se Republika e Turqisë fuqishëm mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, duke shprehur bindje se NATO, rajoni ballkanik, si dhe Komuniteti Euro-Atlantik do të përfitojë nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO.

Në fund të fjalës së tij, Şölendil lexoi mesazhin e presidentit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan me rastin e 30 Gushtit.

Në ceremoninë e pritjes të pranishëm ishin kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Abdulaqim Ademi, ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, ministri paresor, Furkan Çako, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies