Fillimi LajmeFokus“Përmes Serbisë nga fillimi i vitit kanë kaluar rreth 60 mijë refugjatë të pa regjistruar”

“Përmes Serbisë nga fillimi i vitit kanë kaluar rreth 60 mijë refugjatë të pa regjistruar”

nga Shekulli Agency

refugjate-ballkan

Deri më sot, rreth 100 mijë persona kanë shprehur synimin për të kërkuar azil, kurse supozohet se edhe 60 mijë persona tjerë kanë kaluar duke mos u evidentuar.

 

Sipas Qendrës për Mbrojtjen e Azilkërkuesve (CZA) me saktësi nuk mund të përcaktohet numri i refugjatëve të cilët kanë kaluar nëpër Serbi, por sipas parashikimeve të tyre besohet se kjo shifër është më e lartë se 160 mijë, dhe mbajtja e tyre në Serbi mesatarisht shkon midis tre dhe pesë ditë.

“Nuk e di saktësisht se sa njerëz kanë hyrë në Serbi, por ende kjo shifër është në mes një mijë dhe dy mijë persona në ditë. Deri më sot, rreth 100 mijë persona kanë shprehur synimin për të kërkuar azil, kurse ne supozojmë se edhe 60 mijë persona tjerë kanë kaluar duke mos u evidentuar, që do të thotë se totali që nga fillimi i këtij viti shifra tejkalon 160 mijë njerëz që kanë hyrë dhe kanë kaluar nëpër Serbi”, tha Radosh Gjuroviç në një intervistë me AA.

Ai theksoi se shumica e refugjatëve vijnë nga Siria, 80 përqind. “Këta janë njerëz janë refugjatë të vërtetë. Shpesh udhëtojnë familje të tëra, tre breza të prindërve, fëmijëve dhe gjyshërve së bashku. Gjithnjë e më shumë ka gra dhe fëmijë, kur them gra dhe fëmijë, këta janë njerëz që kurrë nuk do të largoheshin nga shteti i tyre dhe vendbanimet e tyre, po të mos ishte lufta”, tha Gjuroviç.

– Deri tek të hollat në mënyra të ndryshme –

Sipas tij, njerëzit që kalojnë përmes Serbisë janë të profileve të ndryshme. Kryesisht të klasës së mesme, edhe pse ka të ndryshëm. Disa prej tyre janë me arsim të mesëm ose me arsim të lartë, por ka edhe fermerë dhe tregtarë, të rinj që largohen nga lufta, dhe ata që duan të studiojnë.

“Do të thoja se kjo është më shumë një eksod se sa largim sistematik nga vendi, sepse me të vërtetë çdonjëri gjendet si mundet. Prandaj emigrimi është i pandalshëm, sepse njerëzve nuk u mbetet tjetër zgjidhje, ata nuk mund të kthehen, nuk kanë ku”, theksoi Gjuroviç.

Prandaj, sipas tij, refugjatët insistojnë që sa më shpejt të kalojnë rrugën që mos të bëjnë shpenzime, sepse çdo vonesë kushton.

“Për dallim nga Maqedonia, ku ata vazhdimisht janë ekspozuar nga dhuna e grupeve të ndryshme kriminale, probleme të vazhdueshme në rrugë, rrahje, shantazhe, rrëmbime, në Serbia këto gjëra janë disi më pak të pranishme”, tha Gjuroviç.

Ai theksoi se “një problem tjetër është se gjithçka paguajnë shumë fish më shtrenjtë, ka një zinxhir të tërë të njerëzve të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat janë të lidhur me hostele dhe shoferët e taksive dhe i gjithë rrjeti përfiton nga vuajtjet e këtyre njerëzve”.

Duke theksuar se kontrabandistët “kërkojnë shuma të larta dhe se dinë ti lëndojnë, ti mbyllin”, shton se në Qendër ka shpesh raportime “se njerëzit i mbyllin në banesë, të harruar në Beograd, të zhveshur lakuriq, të rrahur dhe për shkak se nuk kishin para për të dhënë”.

Gjithashtu, refugjatë në Serbi janë të ballafaquar me mungesë të kushteve higjienike, sidomos kur ata janë në mjedise të hapura urbane të qyteteve.

“Ata takohen edhe me mikpritjen, një numër i njerëzve i ndihmon ata, ose me nismën e tyre ose përmes organizatës tonë dhe mjete të tjera, kështu që komenti i tyre është se në rrugëtimin e tyre, Serbia është në vend të parë ku ata janë trajtuar ndryshe, veçanërisht ndryshe sesa në Greqi dhe Maqedoni”, shton Gjuroviç.

– Pa shprehje raciste dhe ksenofobe-

I pyetur për nivelin e racizmit dhe ksenofobisë në mesin e qytetarëve të Serbisë ndaj refugjatëve, Gjuroviç thotë se kjo nuk është e pranishme dhe se situata është krejt e kundërta.

“Ajo që është shumë shqetësuese është prania gjithnjë e më e madhe e politikanëve lokalë të cilët po përpiqen që ta rrisin ksenofobinë, racizmin, dhe thjesht kjo tendencë mund të çojë në probleme. Ne jemi dëshmitarë në Kanjizha, ku kryetari thotë se ata janë më pak inteligjent, u vjen era, janë të pistë, të ndajnë autobusët për qytetarët dhe për emigrantët. Ky nuk është shembulli i vetëm i Kanjizhës, pyetja është se kur të tjerët do të përpiqet të përfitojë nga kjo. Për fat të mirë, një pikëpamje e përgjithshme ende vazhdon se njerëzit kanë nevojë për ndihmë dhe kjo shihet”, tha Gjuroviç.

 

BEOGRAD (AA) – Kristina Maslarević

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies