Fillimi LajmeAlarm në Kosovë, shtohen rastet e lëshimit të dritës laser nga toka ndaj avionëve

Alarm në Kosovë, shtohen rastet e lëshimit të dritës laser nga toka ndaj avionëve

nga Shekulli Agency

avion

Këto veprime paraqesin rrezik të madh për sigurinë e fluturimit sepse, ndriçimi me rrezet e laserit në kabinën e pilotëve të aeroplanëve dhe helikopterëve, sidomos kur fluturojnë në lartësi të ulët.

 

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës (AACK) ka dhënë alarmin se, gjatë muajit gusht të këtij viti, ka pasur numër të shtuar të rasteve kur persona të papërgjegjshëm kanë drejtuar dritën e laserit nga toka në drejtim të aeroplanëve dhe helikopterëve, gjatë fluturimit të tyre në hapësirën ajrore të Kosovës.

Këto veprime paraqesin rrezik të madh për sigurinë e fluturimit sepse, ndriçimi me rrezet e laserit në kabinën e pilotëve të aeroplanëve dhe helikopterëve, sidomos kur fluturojnë në lartësi të ulët, mund të shkaktojë verbim të përkohshëm të pilotëve dhe si pasojë e kësaj mund ta rrezikojë sigurinë e fluturimit.

“Veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe njëherësh paraqesin rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e fluturimit. Veprimet e tilla, nga kushdo qofshin ato, konsiderohen si rrezikim i operimeve të aviacionit civil dhe janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës” ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës i cili, së bashku me Policinë e Kosovës dhe Kontrollin Ajror të Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, kanë zhvilluar një procedurë e cila mundëson reagimin e policisë brenda pak minutash, për ta identifikuar burimin prej nga është lëshuar drita e laserit, në drejtim të avionëve apo mjeteve të tjera fluturuese.

Bëhet e ditur se, të gjithë personat e identifikuar që drejtojnë laserët drejt avionëve dhe helikopterëve në fluturim, do të përballen me ndjekje penale të bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Prandaj, Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës ka bërë thirrje që “Kurrë mos të ndriçohen aeroplanët dhe helikopterët në fluturim me dritë laseri!”

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies